HISTORIA
Historia e kompanisë fillon në vitin 1972, katër vëllezërit-themeluesit (Bajram, Shaip, Xhevat dhe Xhelil Susuri) kishin investuar në një makinë për prodhimin e blloqeve të betonit.
Aktiviteti afarist po rritej për çdo vit dhe një formë e re e ndërtimit kishte filluar të zhvillohej. Koncept i zhvillimit dhe rritjes ishte besueshmeria, cilesia dhe formesimi i kompetences.
Në vitin 1976, filluan përpjekjet për prodhimin e një pjese të lëndës së parë përmbrenda aktiviteteve dhe proceseve te prodhimit final. Jo shumë kohë pasi planifikuan, filloi te bluhej guri për nevojat e produktit final. Gjatë viteve në vijim, ata shtuan gamën e produkteve të gatshme, sikur sasinë dhe cilesinë. Për tu siguruar në ruajtjen e cilësisë së produkteve, kontrolli i cilësisë së lëndës së parë dhe produkteve të gatshme është vendosur si prioritet, i cili nga viti 2000 u fut si proces i detyruar përmbrenda kuadrit të aktiviteteve të tjera të kompanisë. Me rritjen e sasisë rritej nevoja edhe për menaxhim të mirfilltë dhe jo rastësisht, është kompania e parë e kësaj lëmia e cila në afat rekord, e ngriti dhe çertifikoi sistemin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2000.
Me kalimin e viteve, me zhvillimin e produktit, me cilësinë e produktit dhe shërbimit dhe me kompatencën për aktivitetet në kompani dhe jo vetëm, emri i kompanisë vjen nga mënyra e jetësës dhe punës së vëllezërve – themeluesve të kompanisë.
Tani kompania renditet si lider në prodhimin e betonit, prodhimit të zhavorrit, elementeve të betonit për ndërtim, ndërtim të rrugëve dhe të ndryshme lidhur me ndërtim, duke u bazuar në kërkesat teknike dhe standarde evropiane.
Aktivitetet
N.P.T.SH. “Vëllezërit e Bashkuar” Sh.p.k është kompani e licencuar për të eksploatuar, separuar dhe për të prodhuar të gjitha llojet e fraksioneve të agregateve nga shkëmbi i fortë. Për të prodhuar Betonin e Gatshëm, vendosur atë në vepër, për të prodhuar parafabrikate të ndryshme nga betoni pasi të jane kontrolluar sipas kerkesave teknike te standardeve Evropiane ne laboratorin interne per ekzaminimine e materialeve te ndertimit, ndërtimin e rrugëve, objekteve të tjera si: parkingje dhe të ndryshme, ndërtimi i ujësjellësve dhe të kanalizimeve etj. Kjo është arritur falë përkushtimit të menaxhmentit i cili ka vendosur dhe udhëhequr një strategji dhe politikë ekonomike vizionare. Në këtë drejtim menaxhmenti është o përbërë nga kuadrot profesionale të cilat janë të punësuar në këtë kompani dhe konsulencës më ekspertet nga vendet e Bashkimit Evropian.
Në kuadër të tërësisë së produkteve të cilat i prodhon kompania rëndësi të posaqme i kushton BETONIT TË GATSHËM TË TRANSPORTUESHËM të klasave dhe llojeve të ndryshme i cili prodhohet sipas Normave Evropiane, EN 206-1.
MISIONI
Misioni ynë është ofrimi i vazhdueshëm i agregatit, betonit të gatshëm dhe produkteve nga betoni në pajtueshmëri me Standardet Evropiane. Po ashtu pjesë të këti misioni paraqet cilësia, qëndrueshmëria, garancia dhe shërbimi efikas.
Ky mision i vendosur mirëmbahet dhe në vazhdimësi synohet të përmirësohet duke u mbështetur në traditën, eksperiencën dhe profesionalizmin e punëtorëve tonë, kreativitetin e tyre, avancimin e vazhdueshëm të metodave të punës dhe aplikimit të teknologjisë moderne, respektimin e standardeve evropiane dhe rregullave teknike me synim përmbushjen e kërkesave të klientëve dhe rregullave të tregut.
VIZIONI
Kjo kompani vizion ka zhvillimin, zgjerimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm si në fushën e prodhimeve të produkteve për ndërtim ashtu edhe në atë të shërbimeve, me qëllimin që kompania të mbetet lider i kompanive si motra jo vetëm në Kosovë.
POLITIKAT
“ VËLLEZËRIT E BASHKUAR ” Sh.p.k është kompani e cila bën pjesë në sektorin e industrisë të prodhimit të produkteve të ndërtimit, konkretisht merret me prodhimin e agregatit, betonit të gatshëm dhe produkteve të parafabrikuara nga betoni për përdorim të gjerë në ndërtimtari.
Qëllimi ynë është ofrimi i produkteve cilësore klientëve tonë, duke u siguruar që këto produkte i përmbushin plotësisht kërkesat e tyre dhe kërkesat rregullatore, si dhe sigurimi i një gjendje të qëndrueshme financiare për të kënaqur interesat e aksionarëve të ndërmarrjes.
Nëpërmjet zbatimit të sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas standardit ISO 9001:2000 dhe aplikimit të standardeve teknike ne zotohemi se do të përmbushim pritshmëritë e klientëve, punëtorëve, aksionarëve dhe gjithë shoqërisë si dhe do ti përmbushim kërkesat teknike me rastin e prodhimit të produkteve.
Për të arritur qëllimin tonë menaxhmenti dhe punonjësit e kompanisë “VËLLEZËRIT E BASHKUAR” Sh.p.k janë të motivuar dhe synojnë që:
o T’i përmbushin kërkesat, nevojat dhe pritshmëritë e klientit ;
o Të veprojnë sipas përgjegjësive të ndara dhe procedurave të përcaktuara ;
o T’i përmbushin në vazhdimësi kërkesat që dalin nga direktivat dhe standardet evropiane për
produktet e ndërtimit ;
o Të punojnë në përmirësimin e vazhdueshëm dhe efektiv të proceseve punuese dhe aftësive të personelit dhe
o Të veprojnë në mënyrë preventive me qëllim të evitimit të jo konformiteteve.