N.P.T.SH. “Vëllezërit e Bashkuar” Sh.p.k është kompani e licencuar për të eksploatuar, separuar dhe për të prodhuar të gjitha llojet e fraksioneve të agregateve nga shkëmbi i fortë. Për të prodhuar Betonin e Gatshëm, vendosur atë në vepër, për të prodhuar parafabrikate të ndryshme nga betoni pasi të jane kontrolluar sipas kerkesave teknike te standardeve Evropiane ne laboratorin interne per ekzaminimine e materialeve te ndertimit, ndërtimin e rrugëve, objekteve të tjera si: parkingje dhe të ndryshme, ndërtimi i ujësjellësve dhe të kanalizimeve etj. Kjo është arritur falë përkushtimit të menaxhmentit i cili ka vendosur dhe udhëhequr një strategji dhe politikë ekonomike vizionare mbi plane dhe analiza te mirfillta. Në këtë drejtim menaxhmenti është i përbërë nga kuadrot profesionale të cilat janë të punësuar në këtë kompani dhe konsulencës me partner dhe ekspertë nga vendet e Bashkimit Evropian të kësaj fushe.
Në kuadër të tërësisë së produkteve të cilat i prodhon kompania rëndësi të posaqme i kushtohet BETONIT TË GATSHËM TË TRANSPORTUESHËM të klasave dhe llojeve të ndryshme i cili prodhohet sipas Normave Evropiane, EN 206-1. Analizat dhe kontrolli i rregullt i cilesise se komponenteve dhe produkteve te betonit jane procedure dhe aktivitet ne zingjirin e veprimtarise se ndermarrjes.
January
17
2019
0Comment