Historia e kompanisë fillon në vitin 1972, katër vëllezërit-themeluesit (Bajram, Shaip, Xhevat dhe Xhelil Susuri) kishin investuar në një makinë për prodhimin e blloqeve të betonit.
Aktiviteti afarist po rritej për çdo vit dhe një formë e re e ndërtimit kishte filluar të zhvillohej. Koncept i zhvillimit dhe rritjes ishte besueshmeria, cilesia dhe formesimi i kompetences.
Në vitin 1976, filluan përpjekjet për prodhimin e një pjese të lëndës së parë përmbrenda aktiviteteve dhe proceseve te prodhimit final. Jo shumë kohë pasi planifikuan, filloi te bluhej guri për nevojat e produktit final. Gjatë viteve në vijim, ata shtuan gamën e produkteve të gatshme, sikur sasinë dhe cilesinë. Për tu siguruar në ruajtjen e cilësisë së produkteve, kontrolli i cilësisë së lëndës së parë dhe produkteve të gatshme është vendosur si prioritet, i cili nga viti 2000 u fut si proces i detyruar përmbrenda kuadrit të aktiviteteve të tjera të kompanisë. Me rritjen e sasisë rritej nevoja edhe për menaxhim të mirfilltë dhe jo rastësisht, është kompania e parë e kësaj lëmia e cila në afat rekord, e ngriti dhe çertifikoi sistemin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2000.
Me kalimin e viteve, me zhvillimin e produktit, me cilësinë e produktit dhe shërbimit dhe me kompatencën për aktivitetet në kompani dhe jo vetëm, emri i kompanisë vjen nga mënyra e jetësës dhe punës së vëllezërve – themeluesve të kompanisë.
Tani kompania renditet si lider në prodhimin e betonit, prodhimit të zhavorrit, elementeve të betonit për ndërtim, ndërtim të rrugëve dhe të ndryshme lidhur me ndërtim, duke u bazuar në kërkesat teknike dhe standarde evropiane.