January 17 2019 0Comment

Vizioni

Kjo kompani vizion ka zhvillimin, zgjerimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm, si në fushën e prodhimeve të produkteve për ndërtim ashtu edhe në atë të shërbimeve që lidhen me ndërtim, me qëllimin që kompania të mbetet lider i kompanive prodhuese dhe ndërtimore, jo vetëm në Kosovë. Pergatitja e kuadrove, stafit  në përgjithësi për të kryer detyrat sipas kërkesave të standardeve më të larta Evropiane ka  qenë prioritet i aksionarëve përkatësisht pronarëve të kompanisë. Percjallja permanente e rregullatives teknike dhe infrastruktures ligjore që ka të bëjë me materialet e ndërtimit, me sherbimet rreth ndërtimit me menaxhimin për ndërtim mbetet detyra kryesore në kompani. Percjellja e cilësisë së materialeve ndërtimore të cilat kompania i prodhon bëhet sipas kërkesës së EN – SK të çdo komponenti i cili hynë në depot e kompanisë dhe çdo produkti i cili prodhohet në këtë kompani.